
Çfarë genjeshtrash përdorin femrat, e çfarë meshkujt. A i kanë ata genjeshtrat e përbashkëta?
Femrat genjejne sepse nuk duan ta lëndojnë partnerin, kurse prapa genjeshtrave të meshkujve më së shpeshti fshihet një ego e fortë. Derisa iu joshen femrat, meshkujt duan që të tregohen me anët e tyre më të mira, thotë psikologja Bella DePaulo, autore e një studimi në këtë temë.
Meshkujt genjejne më shumë se femrat, thuhet në të dhënat e anketës. Mesatarisht, meshkujt thonë tri genjeshtra në ditë, respektivisht rreth 1000 genjeshtra në vit, derisa femrat thonë rreth 365 genjeshtra më pak, citon telegrafi.
DePaulo shton se, duke qenë robër të egos, meshkujt zmadhojnë suksesin në punë në mënyrë që ta bëjnë femrën për vete. Edhe pse 75% e meshkujve dhe femrave mendojnë se disa genjeshtra janë të arsyetuara, sepse parandalojnë grindjet, ndjenja e fajit më shumë i mundon femrat.
Edhe ekspertët pajtohen se genjeshtrat e vogla mund të jenë të mira, ata thonë se edhe ato, nëse bëhen shprehi, mund ta rrezikojnë lidhjen. Meshkujt më së shumti genjejne rreth asaj se sa kanë pirë, kurse femrat genjejne më së shumti për ta fshehur zemërimin, psh për shkak të ditëlindjes së harruar.
Genjeshtrat më të shpeshta të meshkujve:
• Nuk kam pirë edhe aq shumë
• Nuk kisha valë në celular
• Jo, nuk dukesh e trashë, aspak
• Kam pirë vetëm një birrë
• Në punë çdo gjë është OK, kompania qëndron mirë
• Nuk kam pirë edhe aq shumë
• Nuk kisha valë në celular
• Jo, nuk dukesh e trashë, aspak
• Kam pirë vetëm një birrë
• Në punë çdo gjë është OK, kompania qëndron mirë
Genjeshtrat më të shpeshta të femrave:
• Çdo gjë është në rregull, mirë jam
• Nuk kushtoi shtrenjtë
• Edhe pesë minuta, e më pas mund të ikim
• Më dhemb koka
• Këtë e kam me vite
• Çdo gjë është në rregull, mirë jam
• Nuk kushtoi shtrenjtë
• Edhe pesë minuta, e më pas mund të ikim
• Më dhemb koka
• Këtë e kam me vite